Emergjencat Civile jep një tablo të situatës së përmbytjeve në vend. EC verën se reshjet e shiut janë pakësuar dhe vendin e tyre e kanë zënë bora në zonat malore. Në përgjithësi moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit.
Rreziku kryesor nga lumi Vjosë në Vlorë dhe Fier është në ulje, nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujërave. Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me fokus kryesor shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e dëmeve. Janë evakuuar qytetarët dhe gjëja e gjallë nga zonat e rrezikuara, si dhe është punuar me forca dhe mjete të shtuara për kthimin sa më shpejt në normalitet.
Gjatë natës zona më e rrezikuar si dhe përpjekja kryesore është zhvilluar për të mbrojtur funksionimin e hidrovorit në Darëzezë të Fierit. Falë një punë të jashtëzakonshme u bë e mundur që të mbrohet hidrovori nga përmbytja, duke shmangur kështu pasoja të konsiderueshme. Aktualisht deri tani janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. Gjenden të përmbytura 10,217 ha tokë, kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji. Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.