Darëzezë, fillon ndërtimi i urës së shembur, banorët transportohen me barka nga FA

2018-05-09 1

FA jep ndihmë nga toka dhe nga uji për banorët e Darëzezës në Fier, pas shembjes së urës që lidh 2 mijë banorë të kësaj zone me rrethinat e tjera dhe qytetin e Fierit.

Pas dëmtimit të urës po ndërtohet një kalim provizor ndërsa ka nisur transporti i banorëve përmes motobarkave nga njëra anë e fshatit në tjetrën. Ura ka pësuar dëmtime të rënda gjatë natës për shkak të vërshimit të lumit me të njëjtin emër. Vetë pozicioni gjeografik i fshatit është i ndërlikuar pasi ndodhet i rrethuar nga deti dhe lumi Darëzezë.

Free Traffic Exchange