Report TV - Gjirokastër, shemben urat izolohen banorët e 7 fshatrave

2018-05-09 2

2000 banorë në fshatrat Selo, Klishar dhe tre fshatra të tjerë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë mbetur të izoluar.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar shembjen e shtatë urave që lidhnin këto fshatra me qytetin, duke e bërë tashmë të pamundur lëvizjen e tyre. Banorët janë të izoluar edhe për faktin se në këto fshatra mungon energjia elektrike, duke bërë që ata të mos kenë as mjete komunikimi, ndërsa vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.