Ora News - Përmbytjet, Subashi: Rreziku kryesor iku, Vjosa po tërhiqet në shtrat

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Ora News tha se situata më e vështirë ka kaluar tashmë dhe lumi Vjosa në pjesën më të madhe është kthyer në shtratin e vet.

Subashi: Them se e kemi kaluar zonën e rrezikut. Argjinatura që kemi këtu është shkaktarja kryesore që përmbyti fshatin Darzezë në 2015. Duke parë që niveli i ujërave po rritej, gjatë natës e kemi përforcuar dhe rreziku është kaluar. Çarja e urës këtu ka penguar. Maksimumi nesër mund të instalojmë urën beli. Besoj rrezikun e kemi kaluar edhe për zona të tjera. Më e madhja iku. Nga stacioni në Memaliaj uji është tërhequr. Në një pjesë të madhe, lumi Vjosa është futur në shtratin normal. Pastaj na ngelen fazat e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/permbytjet-subashi-rreziku-kryesor-iku-vjosa-po-terhiqet-ne-shtrat