Report TV - Fier, shembet ura në fshatin Darëzezë,izolohen 2 mijë banorë

2018-05-09 0

Rreth 2 mijë banorë të fshatit Darëzezë kanë mbetur të izoluar mëngjesin e sotëm pas shembjes së urës që i lidhte ata me qytetin e Fierit.

Fshati Darëzezë, sikurse mund ta shihni edhe në foton e mëposhtëme, është i rrethuar nga lumi dhe deti dhe kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar në Fier. Ndërsa në këtë urë ka mbi 30 vite që nuk ndërhyhet.
Prefekti i Fierit, Balki Bala tha për Report Tv se po punohet për riparimin sa më shpejt të urës, ndërsa shtoi se situata në përgjithësi në qytetin e Fierit po qetësohet dhe se do ti shkohet në ndihmë çdo banori.

?Situata në përgjithësi është duke u përmirësuar. Po merren masat në koordinim edhe me pushtetin vendorë. Do i vijmë në ndihmë çdo individi. Ka mjaft trupa të vendosur që nuk do të lejojnë të vendoset asnjë person në pozitë të vështirë. Do marrim masat që kjo urë të rregullohet sa më shpejt.?, tha Bala.

Free Traffic Exchange