Ora News – Xhaçka për Ora News: Parësore jeta e njeriut, u evakuuan 507 familje

2018-05-09 66

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një intervistë ekskluzive për Ora News bëri një përmbledhje të situatës të përmbytjeve deri tani në vend. Xhaçka dha se ekipet janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën. Ministrja tha se deri tani janë evakuuar 507 familje.

Xhaçka: Sa na takon kemi pasur një menaxhim të kënaqshëm të këtyre 48 orëve, ka qenë një situatë e vështirë dhe përballë furisë së natyrës dhe të motit edhe fuqia njerëzore është e kufizuar. Gjatë kësaj periudhe edhe nga mësimet e nxjerra nga 2015 kemi 5 fishuar prezencën tonë me efektivë të FA, por edhe të policisë dhe emergjencave civile. Me një koordinin të mire provoi që ishte garancia për aq sa kemi menaxhuar deri tani.

Për momentin kemi 507 familje të evakuuara dhe 1594 persona të shpëtuar. Falë menaxhimit që i kemi bërë situatës deri tani nuk kemi asnjë jetë të humbur, madje nuk kemi as raportime mbi krerë bagtie që mund të kenë pësuar fatin e keq për shkak të përmbytjeve. Kemi bërë gjithcka që jo vetëm të evakuojmë njerëzit, por edhe pasurinë e tyre.

Nuk ka qenë e lehtë, por situata paraqitet goxha e përmirësuar të paktën për qarqe që patën goditjen e parë si Tirana, Durrësi, Fushë Krujë pamë fshatra të përmbytur. Ne aty kemi pasur prezencë goxha të madhe në operacione për evakuimin e zonës. Tani jemi më të përqëdnuar në zonën e Vlorës dhe Fierit, monitorjmë prurjet në Vjos, megjithëse nga sot në darkë situata do të fillojë të përmirësohet. Në Novoselë kemi pasur një prezencë goxha të madhe edhe në Frakull sapo kemi dërguar efektivët tanë për të përforcuar argjinaturën e Darzezës. Megjithatë situata pavarësisht se reshjet dhe prurjet kanë qenë me pikun historik më të mëdha, nuk kemi pasur të njëjtin dëm dhe situata është menaxhuar më mirë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/xhacka-ora-news-paresore-jeta-e-njeriut-u-evakuuan-507-familje

Free Traffic Exchange