Banorët e fshatit Povelcë janë në vështirësi për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dy ditëve të fundit.
Ata kanë mundur të shpëtojnë bagëtinë nga ujërat, por ushqimet dhe objekte të tjera kanë përfunduar nën ujë.
Një prej tyre është shtetasi Flamur Muho, i cili kërkon ndihmë, pasi dëmet e shkaktuara nga prurjet e lumit Vjosë janë të mëdha.
?Kemi nxjerrë bagëtitë, pastaj ushqimet s?i kemi nxjerrë. Barin, tagjinë, e këto. Ka shumë familje këtu si unë, është gjithë fshati që ka dalë nga shtëpitë?, ka thënë Muho.