Report TV- Në Cërrik rrezik pompat e ujit, alarm te argjinatura e Zaranikës Elbasan

2018-05-09 1

Situata në të 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit mëngjesin e kësaj të shtune paraqitet pa probleme serioze në përgjithësi. Si rezultat i reshjeve të dendura ka prurje të shumta në rrjedhën e përrenjve malorë dhe të lumit Shkumbin i cili që nga pasditja e djeshme ka krijuar situatë kritike në periferi të lagjes "Shelg" në Cërrik.
Në këtë bashki rrezikohet përmbytja e stacionit te pompave te ujit te pijshëm dhe në rast se prurjet e rrjedhës së Shkumbinit do rriten ekziston edhe rreziku i përmbytjeve te banesave te 20 familjeve në këtë lagje në bashkinë Cërrik .

Ndërkohë energjia elektrike ende mungon në disa fshatra të Qarkut të Elbasanit dhe nga reshjet e dy ditëve të fundit sipas burimeve zyrtare janë evidentuar përmbytje të disa serave e tokave bujqësore përgjatë rrjedhës së Shkumbinit nga Elbasani në Peqin.

Megjithëse reshjet gjatë mëngjesit kanë pushuar prurjet e përroit të Zaranikës janë shtuar së tepërmi dhe dëmtimi i argjinaturës ka rritur shkallën e rrezikut të përmbytjes së lagjeve periferike të Elbasanit në rast rifillimi të reshjeve.