Report TV - Presidenti Meta inspekton situatën, takim me FA në Levan

2018-05-09 0

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shkuar në fshatin Ferraz të Levanit ku është takuar me grupet e Emrgjencave Civile e Forcat e Armatosura dhe është interesuar në lidhje me situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të motit të keq.
Prej dy ditësh vendi është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të shirave të shumtë. Reshjet kanë shkaktuar rrëshkitje të dherave, lumenj të fryrë, që kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytush shumë zona, në Fier, Vlorë, Fushë-Kryjë, etj, dhe probleme me energjinë elektrike në shumë zona të vendit.