Ora News – Ulet rreziku nga përmbytjet, Prençi: Nuk ka rrezik për jetë njerëzish

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Niveli i prurjeve të lumit Vjosë nis të bjerë. Kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi për gazetaren e Ora News, Manjola Hasa nënvizon se nuk pritet rritje e nivelit, pasi reshjet tashmë janë reflektuar në lumenj. Po ashtu Prençi thekson se grupet e emergjencës kontaktojnë vazhdimisht me çdo familje që ka qëndruar në banesat që janë në zonat e rrezikut.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi jep lajmin e mirë për zonat e përmbytura. Sipas tij, tashmë niveli i ujit do të nisë të bjerë, pasi prurjet nga reshjet janë reflektuar dhe nuk pritet rritja e nivelit. Kjo pavarësisht se uji tashmë ka kaluar mbi argjinaturat.

Prençi: Situata konsiderohet kritike por nuk ka rrezik për jetë njerëzore pasi evakuimi i njerëzve dhe bagëtive është bërë që një ditë më parë. Ndërkohë që vazhdon evakuimi edhe në këto kushte për ato familje që kanë qëndruar për të ruajtur banesat dhe pasuritë e tyre dhe janë ngjitur në katet e dyta apo të treta të banesave. Prurjet e Vjosës kanë qenë më shumë se në vitin 2015.

Sa i përket, banorëve që nuk janë evakuuar, Prençi nënvizon se ata tashmë janë në katet e dyta të banesave dhe se nuk ka më rrezik për jetën e tyre. Megjithatë ndihma për ta është e vazhdueshme.

Prençi: Situata do të shkojë drejt përmirësimit pas orës 15:00 sepse niveli i prurjeve është reflektuar tek matjet në zonën e Memaliaj dhe të Tepelenës. Normalisht brenda dy orëve do të reflektohet rënia e nivelit të prurjeve dhe në ultësirën jugperëndimore ose në pjesën e poshtme të lumenjve drejt Deltës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ulet-rreziku-nga-permbytjet-prenci-nuk-ka-rrezik-jete-njerezish