Report TV - Fier, bllokohet fshati Qarr, banorët: Ndihmë! Jemi në ajër në mes të ujit

2018-05-09 11

E ndërsa shteti akoma nuk ka shkuar, Report Tv ishte i pranishëm në fshatin Qarr për të pasqyruar gjendjen problematike ku ndodhen 50 familjet e bllokuara nga uji. Ata shprehen se kanë dy ditë pa ujë dhe pa drita, ndërsa kërkojnë ndihmë nga shteti për të ndërhyrë sa më shpejt.
?Masa kemi marrë shumë pak. Duam të shkojmë te shtëpia për të parë, por nuk shkojmë dot. Emergjencat Civile nuk kanë ardhur. Në rrugë do të rrimë, nuk dimë ku të shkojmë.

Nuk kemi ushqime, as ujë dhe as drita prej dy ditësh. Kërkojmë ndihmë, ushqime. Nuk futemi dot brenda banesa, nuk dimë se cfarë ka ndodhur në banesa. Jemi në ajër me duart lart? shprehen ata.