Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas normalizimit të situatës në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi i automjeteve ka vijuar në mënyrë normale. Aksi është pastruar nga të gjitha mbetjet që solli vërshimi i ujit mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë është ende herët për bizneset e prekura të konfirmojnë bilancin e dëmeve materiale që kanë pësuar.
?Një ditë pas përmbytjeve që përshkuan aksin Tiranë-Durrës ujërat janë tërhequr tërësisht dhe rruga është e kalueshme nga makinat.?
Qarkullimi i makinave ka vijuar në mënyrë normale pasi të gjitha mbetjet e sjella me rrymën e ujit janë zhvendosur nga rruga.
Në segmente të ndryshme mungojnë trafik-ndarëset të cilat janë çmontuar mbrëmjen e së enjtes për t'i hapur rrugë rrjedhës së ujit.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv