Shërbimet e Policisë Fier në bashkëpunim me repartin special ?Delta? bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.
Ndërhyrja e autoriteteve erdhi pas pasqyrimit të situatës së rëndë paraditen e sotme nga Report Tv që solli gjendjen pas një udhëtimi me gomone.