Report TV - Mbërrin acari në Kukës,shi e borë kudo, rritet niveli i Fierzës

2018-05-09 2

Në qarkun e Kukësit , shiu i tre ditëve të fundit është kthyer në borë në 360 metëra lartësi,trashësia e së cilës varioi nga 5 deri në 15 cm.

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile, në tre bashkitë nuk ka pasur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë qarku.

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. 19 borëpastruese u angazhuan për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore. Nga spitali rajonal i Kukësit ,mësohet se nuk ka emergjenca shëndetësore ndërkohë që ky institucion është në gadishmëri të plotë.
Ndërkohë rreshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës.

Aktualisht niveli është 272.78 m ndërsa prurjet e ujrave 700 m/s.Krahasuar me ditën e premte ai është rritur me më shumë se tre metër.
Me këto rritme Fierza , po kthehet gradualisht në një kërcënim serioz,çfarë do të thotë se do të arrijë kuotën maksimale.