Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vdekja e elektriçistit në Fier ndërsa punonte në një shtyllë elektrike ka çuar në ndalimin nga policia të dy kolegëve të tij.Ndaj Tafil Çepeles dhe Tajar Zhupanit, rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Këtë të shtunë familjen e elektriçistit të ndjere e vizitoi edhe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Dy koleget e elektriçistit që humbi jetën dy ditë më parë në Fier, Sabri Vrimaga, janë vënë nën pranga nga policia.
Ndaj Tafil Çepeles dhe Tajar Zhupanit, rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
?Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V? sqaron në njoftimin e saj Policia.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vdekja-e-elektricistit-ne-fier-arrestohen-dy-kolege-te-tij