Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Valiasit të Ri të bashkisë së Kamzës, e kaluan pjesën më të keqe të përmbytjes, por tani ata bëjnë llogaritë e dëmeve të shkaktuara nga uji që vazhdon të jetë zot në shtëpitë e tyre. Më orenditë e shtëpisë të dëmtuara, ata bëjnë thirrje nga shteti të vijë e të ndihmojë dhe më kryesorja të pastrojë kanalet e ujërave të zeza që kjo përmbytje të mos ndodhë më.
Rrebeshi kaloi, uji do edhe pak kohë dhe ajo që do mbesë në shtëpitë e banorëve të lagjes Valias i Ri do të jenë fekalet dhe muret bosh.
Lartësia e ujit arriti në mbi 1 metër e gjysmë dhe të gjitha objektet brenda shtëpive tashmë janë kthyer në mbeturina që duhen hedhur.
Isuf Musait i është përmbytur shtëpia, i është dëmtuar toka dhe gjëja e gjallë dhe i vetmi burim të ardhurash që ka është asistenca ekonomike.
Tashmë banorët e Kamzës të përmbytur sytë i kanë nga shteti, dhe kërkojnë rekuperim të dëmeve, që ka pak gjasë të ndodhë. Edhe një kamera që filmon shtëpitë, për ta është një shpresë se diçka do të rregullohet.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kamza-nje-dite-me-pas-shtepite-me-fekale-dhe-orendite-e-shkateruara