Lëvizja e automjeteve këtë të shtunë behet normalisht në segmentin rrugor me të rëndësishëm të vendit.
Por efektet e përmbytjes në autostradën Tiranë ? Durrës janë ende të dukshme ku balta ka mbetur në pjesët anësore të rrugës.
Demet e shkaktuara janë të shumta dhe ende nuk ka një bilanc.
Bizneset prej dy ditësh vazhdojnë riparimin dhe pastrimin e ambienteve të tyre.
Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj përmbytje, e cila ndodh për të dytin vit radhazi në përmasa të tilla. Është regjistruar një procedim dhe do të merren në pyetje disa persona, të cilët kanë në administrim autostradën Tiranë-Durrës.
Të kontaktuar nga Tv Klan prokurorët thanë se do të verifikojnë nëse është pastruar kolektori në këtë pjesë të rrugës ku kalon edhe përroi i Limuthit.
Në pyetje do të merren dhe pronarë të bizneseve që kanë ndërtuar anës autosdradës, për të parë nëse kanë respektuar të gjitha rregullat.
/Tv Klan