Pas rihapjes së qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës ditën e djeshme, duket se sot qarkullimi vijon si normalisht. Por pasojat që la përmbytja e saj nga shirat e 30 nëntorit janë të mëdha tek bizneset që ndodheshin në autostradë.
Në vend që puna të vijonte normalisht dhe për ta, pronarët ndodhen nëpër bizneset e tyre me lopata në duar duke pastruar inertet e lëna nga uji. Sipas tyre kjo është hera e dytë ata përmbyten, por këtë herë pasojat kanë qenë katastrofike për ta.
?Këtu është një dëm shumë i madh. Kemi dalë sot të gjithë për të rregulluar situatën. Kemi marrë edhe kompani për pastrimin, por numk dimë si të dalim nga situata. Është hera e dytë që na ndodh, por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha.
U munduam të shpëtonin çfarë të mundnim, por ishte e vështirë, shumë pak gjëra arrirtëm të shpëtojmë. Për momentin po heqim llucën që kemi nëpër këmbë. Këtu kemi pasur edhe një fermë me gjë të gjallë e kanë ngordhur të gjitha.