http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është biznesi i Fiqiri Stojkut, i cili ka investuar per te prej me shume se 20 vitesh. Ishte ora 5 e mëngjesit te se premtes, kur uji shpërtheu murin mbrojtjes dhe hyri ne magazine, duke përmbytur gjithçka. Ekonomisti i këtij biznesi Hajdar Stojku tregon demet e mëdha qe u janë shkaktuar nga përmbytja. Ai thotë se niveli i larte i ujit ka nxjerre jashtë funksionit thuajse te gjitha pajisjet teknologjike dhe materiet drusore te cilësisë se pare. Po ashtu ne biznesin e Francesk Gjokese përmbytjet kane shkaktuar dëme te konsiderueshme, duke qene se gjeneratori se bashku me kondicionerët kane dale jashtë funksionit. Uji ne ketë biznes nuk ka kursyer as kuzhinën dhe ambientet e brendshme. Por vërshimi i lumit shkatërroi edhe te mbjellat. Anton Gjokeja thotë se prodhimet bujqësore jane shkatërruar. Ne rrugën Fushe Kruje -Derven, janë dhjetëra biznese te cilat kane dëme te konsiderueshme nga përmbytjet.