Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekipet kosovare të ndërhyrjes emergjente me ekspertë dhe bazë të mjaftueshme materiale udhëtuan sot drejt Shqipërisë, për ta ndihmuar në menaxhimin e sutuatës së rëndë që u krijua këto ditë nga reshjet e dendura të shiut që krijuan përmbytje të mëdha.
Gjashtë njësi operacionale me 34 intervenues të rasteve emergjente, në mes tyre edhe tre ekspertë të reagimit në situata të tilla janë nisur drejt Shqipërisë.
Destinaconi i parë i ekipeve kosovare si duket do të jetë Fieri, pasi atje situata është më e rënduar. Kështu deklaroi njëri nga ekspertët, Osman Qerreti.
http://145.239.2.153/article/kosova-ne-ndihme-te-shqiperise-njesi-operacionale-drejt-fierit