Ora News - IGJEUM: Vlora dhe Fieri në gjendje alerti deri të hënën

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qarqet Fier dhe Vlorë mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga lumi Vjosa. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM rezulton se në pjesët fushore të do të vazhdojnë përmbytjet me prurje shumë të larta nga lumi Vjosa. Situata pritet t`i rikthehet normalitetit ditën e hënë, ku lumi Vjosa do të rikthehet në shtratin e tij natyral.

Përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa do të vijojnë të jenë një kërcënim për banorët e Vlorës dhe Fierit.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se efektet kryesore të përmbytjeve në pjesët fushore në këto qarqe do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Situata pritet ti rikthehet normalitetit ditën e hënë, ku sipas IGJEUM lumi Vjosa do të rikthehet në shtratin e tij natyral.

Ndërkohë edhe në pjesët e sipërme të baseneve më qarqet Elbasan, Gjiorokastër dhe Berat do të ulet rreziku nga përmbytja.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/igjeum-vlora-dhe-fieri-ne-gjendje-alerti-deri-te-henen

Free Traffic Exchange