Shijak,përmbytja në fshatin Katund i Ri,banorët apel për ndihmë shtetit

2018-05-09 8

Shijak-Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka përmbytur jo vetëm toka bujqësore por ka rrezikuar të gjitha banesat që gjendeshin afër.

Pavarësisht se lumi Erzen është vendosur brenda shtratit, uji ka mbetur ende në banesat e banorëve, katet e para kanë pësuar dëme materiale.

?Përmbytjet si gjithmonë i përballojmë me vështirësi, s?ka përmbytje të mira, me këtë problem kemi tre vjet nuk është zgjidhur ende.

Nuk kemi marrë asnjë dëm shpërblim për dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet, kemi apeluar për ndihmë por askush nuk ka dëgjuar,?thotë njëri prej banorëve që i është përmbytur shtëpia.

Free Traffic Exchange