Report TV - Ferras, Banorët: Erdhi helikopteri, nuk pranuam të largoheshim

2018-05-09 0

Në fshatin Ferras, të cilin lumi Vjosa thuajse e ka mbuluar, ka banorë që nuk kanë pranuar të evakuohen, pavarësisht ndihmave që ju kanë ardhur me helikopter nga forcat e armatosura.
Gazetari i Report Tv, Driçim Caka i cili u fut në fshat me gomone, takoi dy prej tyre që këmbëngulnin të qëndronin në katin e dytë të banesës së tyre.

Ata përgjigjen të qetë se kjo është hera e tretë që ata përmbyten, dhe se kishin marrë ushqime mjaftueshëm për disa ditë.

?Erdhi helikopter, por nuk pranuam të largoheshim. Po qëndrojmë në kat të dytë, këtu nuk vjen uji. Kemi mjaftueshëm ushqime për disa ditë.

Në katin e parë uji ka hyrë dhe na ka shkatërruar gjërat që kishim poshtë. Kjo është hera e tretë që jemi përmbytur?, thonë banorët.

Free Traffic Exchange