Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Kavajës i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë për rregullimin e digës së liqenit të Maskurisë pasi është në një gjendje kritike.Isa Sakja e cilësoi situatën emergjente dhe të rrezikshme nëse vijojnë reshjet e shiut.Nga përmbytjet në Kavajë janë evakuuar rreth 100 familje të cilët janë strehuar tek të afërmit dhe në ambientet e Bashkisë.
Kreu i bashkisë së Kavajës i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë menjëherë në digën e liqenit të Maskurisë pasi është i dëmtuar.Në një lidhje telefonike për Ora News, Isa Sakja, u shpreh se nëse vijojnë reshjet atëherë ky liqen do të kthehej në një rrezik serioz për të gjithë qytetin.
Sakja: Bashkia e Kavajës ka një problem të trashëguar në digën e liqenit të Maskurisë, që është liqeni që furnizon me ujë të gjithë zonnën e plazhit, Golemit dhe Kavajës. Fati i madh është se liqeni ka qenë nën kuotë dhe nuk është në kuotë maksimale. Por diga dihet nga të gjitha instancat shtetërore që ka problem serioz të trashëguar sot e 6 vite dhe kërkon ndërhyrje emergjente. Nëse situata e shirave do të vazhdojë të rëndohet problemi i digës së Maskurisë është një problem serioz.Po e monitorojmë hap pas hapi.Do bëjmë dhe vetë ne si bashki një ndërhyrje, por ndërhyrje për emergjencë.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ne-kavaje-nis-verifikimi-i-demeve-sakja-te-nderhyhet-ne-digen-e-maskurise