Report TV - Teatri Eksperimental shfaqje për fëmijët çdo fundjavë

2018-05-09 2

Teatri Kombëtar Eksperimental ?Kjtim Spahivogli? do të ngjis në skenë një komedi për fëmijë që trajton historinë e mistershme të një Krishtlindjeje.
Fëmijët në këto ditë festash do të ndjekin ngjarjet gazmore, ku Odis dhe Badi, dy elfë që janë dërguar nga Babagjyshi për të studiuar sjelljen e dy fëmijëve për të vendosur më pas nëse e meritojnë vërtetë dhuratën e Krishtlindjes.

Ata janë futur brenda shtëpisë dhe përballen me situata të sikletshme dhe komike.

Por Kloe dhe Joli, dy fëmijët e familjes nuk e kanë vendosur ende çfarë dëshire do t?i kërkojnë Babagjyshit.

Dhurata duhet të jetë e veçantë, prandaj ata vendosin që si dhuratë për festa të kërkojnë: të rriten. Mëngjesin tjetër, familja zgjohet në kushte të çuditshme.

Free Traffic Exchange