http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jugu i vendit pritet te përballet me orë kritike, pasi reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë në këtë pjesë të vendit mund të rëndojnë situatën nga përmbytjet. Gjendja më e vështirë paraqitet në zonat e banuara në shtratin e lumit Vjose, i cili ka dalë nga shtrati. Forcat e armatosura si dhe Policia e Shtetit kanë shkuar në pjesën e poshtme të pellgut të Vjosës në qarqet Fier e Vlorë, për të bërë të mundur evakuimin sa më të shpejte te banoreve ne këto zona. E njëjta situatë është lajmëruar edhe për daljen e mundshme nga shtrati të lumit Seman. Ndërkohe sa i takon reshjeve të rëna që nga mbrëmja e së enjtes, në Vlorë situata më problematike është paraqitur në zonën e Çoles, ku ka pasur përmbytje si pasojë e bllokimit të kanalizimeve. Edhe Gjirokastra prej te enjtes në mbrëmje ka kaluar një situatë problematike. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin qytetin me lagjet e sipërme janë të përmbytura. Në aksin Gjirokastër-Kakavijë njëri kah i rrugës është i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe është e pamundur lëvizja e automjeteve të vogla. Përroi i Cullës ka dalë nga shtrati pasi ka çare argjinature dhe banorët kanë apeluar për ndihmë. Reshjet e dendura kane bere qe uji të hyje në brendësi të spitalit të Gjirokastrës. Në Sarande, përveç pezullimit të punës në port sa i takon lëvizjes së trageteve, problematike ka qenë situata në zonën e kanalit të Çukës ku vërshimet e mëdha të ujit kanë përmbytur disa banesa.