Report TV - Përmbytjet, 6 ekipe nga Kosova zbarkojnë për ndihmë në Shqipëri

2018-05-09 0

Ekipet e ndërhyrjes emergjente me ekspertë dhe bazë të mjaftueshme materiale udhëtuan sot nga Kosova drejt Shqipërisë, për ta ndihmuar në situatën e rëndë që u krijua këto ditë nga reshjet e dendura të shiut që krijuan përmbytje të mëdha.
Nga Kosova kanë ardhur 6 njësi evakuimi me 34 persona, mes tyre janë tre ekspertë të reagimit të shpejtë. Destinaconi i parë i ekipeve kosovare si duket do të jetë Fieri, pasi atje situata është më e rënduar. Kështu deklaroi për RTK-në njëri nga ekspertët Osman Qerreti.

Ekipi që u nis sot drejt territorit të Shqipërisë është formuar dhe trajnuar nga programi IPA dhe në bazë të kërkesave dhe nevojave intervenon në të gjithë Ballkanin.

Free Traffic Exchange