Prefekti për Ora News: I gjithë qarku i Vlorës është në gjëndje emergjente

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj në një prononcim për Ora News tha se i gjithë qarku i Vlorës është në gjëndje emergjente, ndërkohë që Novosela është në kushtet e emergjencës totale.

"Novosela në kushtet e emergjencës totale. Në Brataj ka rrëshiqtje masive të dheut. Selencia është emergjente për shkak të prurjeve të furishme, problemet janë dhe tek ujësjellësi.

Në gjëndje emergjente është dhe Finiqi ku janë 400 ha të përmbytura. I gjithë qarku është në zonë emergjente.

Ne po monitorojmë të gjithë segmentin trasesë së hekurudhës. Kemi ndërhyrë pë të shpëtuar lagjen që ndodhet poshtë trasesë. Shtëpitë e përmbytura janë ato që janë përdorur për stane"

Intervista u mor nga gazetarja e Ora news Manjola Hasa.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/prefekti-ora-news-i-gjithe-qarku-i-vlores-eshte-ne-gjendje-emergjente

Free Traffic Exchange