Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një furgon policie me tre efektivë policie është rrëmbyer nga lumi Vjosa në fshatin Ferras të njësisë administrative Levan.
Por fatmirësisht ndërhyrja e makinave të ushtrisë që kanë qenë në gatishmëri kanë shmangur tragjedinë.
Reshjet e dendura kanë përmbytur një pjesë të mirë te tokave bujqesore dhe siperfaqe me sera ne njesine Levan. Permbytjet kane prekur edhe disa shtëpi.
Forcat e Armatosura gjatë natës kanë evakuuar 4 familje me 20 persona në Ferras si dhe bagëti të imëta.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/vjosa-rremben-furgonin-e-policise-me-tre-efektive-nderhyn-ushtria