Gjatë inspektimit në Fushë Krujë të zonave të përmbytura dhe takimit me banorët që janë sistemuar në një shkollë në qytet, nuk munguan edhe batutat nga kryeministri Rama. Shefi i qeverisë u takua me disa nga banorët, ndërsa të tjerët kërkoi që të mos i zgjonin nga gjumi.
?Mos i zgjo, aq më mirë që janë në gjumë, do ta kalojmë, do ta kalojmë këtë situatë me sukses. Mos i shqetësoni, mos i zgjoni nga gjumi? u shpreh Rama, ndërsa shoqërohej nga Xhaçka.
Teksa po zbriste shkallët kryeministri takoi dy djem të rinj duke bërë disa batuta. ?Edhe ju këtu? Po iPhone e paskeni shpëtuar nga uji. Do ta kalojmë këtë situatë?. Njëri nga djemtë mbante vath në vesh, ndërsa Rama iu drejtua ?Edhe unë mbaja kur isha i ri, por tani nuk ma lejojnë këta?.