Report TV - Vlora, kryebashkiaku Leli: Situata në kontroll, banorët janë sistemuar

2018-05-09 0

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli në një prononcim për Report Tv u shpreh se gjendja aktualisht është në kontroll, ndërsa në orët në vijim pritet që të shtohen prurjet e lumenjve, çka mund të përkeqësojnë situatën.
?Situata është në kontroll, janë prezent të gjitha forcat. Janë pak familje të evakuuara që kanë kërkuar ndihmë në Novoselë. Banorët janë sistemuar te njerëzit e tyre të afërt, që nuk rrezikojnë.

Një pjesë tjetër kanë kërkuar ndihmë nga bashkia dhe janë sistemuar. Vetëm një familje është vendosur në pallatin e sportit. Situata është në kontroll? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange