Ministria e Shëndetësisë në një lidhje direkte për Report Tv nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore raportoi për gjendjen dhe situatën me të cilën po përballet shërbimi shëndetësor në kryeqytet dhe në rrethe.
Ministrja u shpreh se po e ndjekin situatën me seriozitet: ? Situata gjatë 48 orëve të fundit është ndjekur me shumë seriozitet nga strukturat e sistemit shëndetësor, ku 5 spitale Universitare dhe 11 spitale rajonale janë në dispozicion 24 orë?, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu shtoi se nga ana e shërbimit shëndetësor janë marrë masa duke ngritur ekipet e emergjencës dhe për këtë po bashkëpunojnë me policinë dhe Forcat e Armatosura.
Ndërkohë ministrja deklaroi se Shërbimi Kombëtar i Urgjencës po ndjek të gjitha misionet që po kryhen dhe helikopterët kanë kryer dy misione shpëtimi në Zall Bastar dhe në fshatin Nojë.