Fier-Në fshatin Kashisht në njësinë administrative Frakull është një fshat ose disa banesa afër lumit.
Kreu i njësisë Frakull u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat sa janë ende në kohë.
Apelit i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë Armando Subashi, pikërisht për një banesë të rrethuar nga uji. Raportohet se në Frakull 4 fshatra kanë ngelur pa energji elektrike që prej mesditës.
?Grupi i punës me kryetarin e bashkisë ka marrë masa me të gjitha ekipet, se bashku me prefektin e qarkut të Fierit. Ishim në takim, kanë marrë masa me mjete ushtarake për të zhvendosur banorët drejtë një zone më të sigurt,? thotë administratori i njësisë Frakull, Dashnor Troka.