Nisur nga situata e përmbytjeve që kanë përfshirë të gjithë vendin, emisioni Repolitix në Report Tv po analizon shkaqet, ndërsa të ftuar janë Edmond Panariti ish-ministër i Bujqësisë, Besnik Bare deputet i PS-se, Aleksandër Cipa dhe Lavdosh Feruni.
?E gjithë Shqipëria është nën ujë. Nëse shpallet gjendja e emergjencës të derivojnë edhe angazhimet që ka qeveria. Kjo ka të bëjë edhe me fondet. Mund të mbyllësh edhe sytë dhe të mos e shpallësh. Nuk shpallet, pasi bëhen llogari faturash, pasi mendohet se po e shpalla ka edhe faturë, ka edhe përgjegjësi për t?u përgjigjur. Por nëse e shpall mund t?i dërgosh një faturë edhe Brukselit, mund të ndihmojnë edhe donatorët? tha Panariti.
Edmond Panariti u shpreh se në mandatin e parë të qeverisë Rama është bërë një punë e mirë me investimet, por tani drejtorët e hidrovoreve po shkarkohen. ?Në 4 vite janë kryer investime në hidrovore. Peleshi lavdëroi drejtorin e hidrovorit në Fier, ndërkohë që atij ka dy javë që iu dërgua urdhri i shkarkimit?. Një tjetër problem sipas ish-ministrit është edhe shfrytëzimi i inerteve.