Nisur nga situata e përmbytjeve që kanë përfshirë të gjithë vendin, emisioni Repolitix në Report Tv po analizon shkaqet, ndërsa të ftuar janë Edmond Panariti ish-ministër i Bujqësisë, Besnik Bare deputet i PS-se, Aleksandër Cipa dhe Lavdosh Feruni. Edmond Panariti u shpreh se në mandatin e parë të qeverisë Rama është bërë një punë e mirë me investimet, por tani drejtorët e hidrovoreve po shkarkohen.
?Në 4 vite janë kryer investime në hidrovore. Peleshi lavdëroi drejtorin e hidrovorit në Fier, ndërkohë që atij ka dy javë që iu dërgua urdhri i shkarkimit?. Një tjetër problem sipas ish-ministrit është edhe shfrytëzimi i inerteve.
?Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë?. Më pas deputeti i LSI, u ndal edhe te kanalet kulluese. ?Iu luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit?.