Ekopolitikë/ Deputetja e PD në Vlorë i bën thirrje banorëve të evakuohen

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e PD, Nada Meçorapaj Vlora i bëri thirrje banorëve që janë të rrezikuar nga përmbytjet të evakuohen dhe ti binden urdhrave të Emergjencave.

Në një lidhje direkt nga Vlora për emisionin Ekopolitike, deputetja tha se rrezikohet që të përsëritet situata e 2015.

Nada Meçorapaj: Zonat me specifike janë bashkia Selenicë me disa njësi administrative ku ka shkarje dherash, ka ura që kanë bërë bllokime të akseve rrugore. Problematika më e madhe qëndron se banorët kanë dy ditë pa drita. Me këtë intesitet shirash pritet të përsëritet historia e 2015. Përfitoj nga rasti për të bërë një apel për të gjithë banoret e zonës. Është e domosdoshme që ti bashkohen apelit të Shtabit të Emergjencave, duhet të evakuohen. Por pavarësisht lajmërimeve banorët nuk kanë pranuar të evakuohen.

Deputetja tha se ka angazhim të strukturave shtetërore, por sipas saj nuk duhet të bëjnë shou, por duhet të shkojnë në çdo familje dhe ti evakuojnë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ekopolitike-deputetja-e-pd-ne-vlore-i-ben-thirrje-banoreve-te-evakuohen