Report TV - Autostrada, ARRSH: Problem, jo palmat, por kanalet kulluese

2018-05-09 0

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro deklaron se palmat nuk kanë qenë shkaku që solli bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga përmbytjet mbrëmjen e djeshme.
?Unë mendoj që aksi Tiranë-Vorë ka disa probleme nuk ka të bëjë me mbledhjen e palmave, ne jemi duke monitoruar. Ka disa fajtorë, kanalet kulluese, ndërtimet pa leje, ndërhyrjet dhe spostimi i veprave që shkarkojnë ujë. Në fund do të bëhet një analizë për shkaqet dhe një zgjidhje që të mos përsëriten më probleme të tilla? deklaroi ai në Report Tv.

Duke u ndaluar te akset kombëtare, ai theksoi se të gjitha janë të kalueshme duke përjashtuar raste të veçanta. ?680 punëtorë kanë qenë në terren për hapjen e rrugëve që kanë qenë bllokuar. Jemi në monitorim, besoj që në orët në vazhdim dhe nesër që pritet një situatë përgjatë Vjosës, të përballojmë situatën.

Free Traffic Exchange