Me gomone në ndihmë të banorëve

2018-05-09 8

Vetëm 24 orë shi krijuan një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Rrugë e shtëpi të mbushura me ujë, banorë të cilët mbetën të bllokuar, janë disa nga pamjet që ofron vendi ynë përgjatë këtyre orëve.

Të gjitha strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, në të gjitha format e mundshme.

Siç shihet edhe në këto pamje, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përdorën një gomone për të shpëtuar disa banorë në Fushë - Krujë.

Efektivët e FNSH evakuuan banorët, por edhe automjete.

Edhe forcat e ushtrisë u janë gjetur pranë personave në nevojë në të gjithë vendin./tvklan.al