Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ura të shembura, rrugë rurale të dëmtuara nga inertet dhe gërryerja si dhe akse kombëtare ku qarkullohet me vështirësi. Këto janë dëmet e që shkaktuan përmbytjet e dy ditëve të fundit në vend.
Tri Ura janë shembur Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel në Shijak duke izoluar fshatrat ku deri tani janë përmbytur rreth 50 banesa.
Ura e Drojës në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Milot u shemb gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Kjo ka sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Laç-Mamurras, ku edhe gjatë ditës lëvizja e mjeteve ishte e vështirë.
Lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës u normalizua, por rrëshqitjet dherash ka në rrugën e vjetër nga Ndoqi.
Probleme pati dhe në aksin kombëtar Vlorë Llogara, ku u desh ndërhyrja e ushtrisë për ta bërë të kalueshëm vetëm në një krah dhe Vlorë- Orikum.
Vështirësi edhe në aksin Vlorë Selenicë, dhe rrugët e brendshme të qytetit Vlorës: Skelë, Rruga Kosova , Albano dhe Romina.
Rruga Delvinë-Vanë është e bllokuar totalisht sikurse edhe rruga e Fermës Metoq.
Ura hyrëse e Gjirikastrës është dëmtuar nga prurjet e Lumit Drino, ndërkohë që probleme ka në rrugë.
Vështirësi në lëvizje ka aksi nacional drejt Kakavijës dhe rruga Virua-Kordhoc.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/demet-nga-permbytjet-shemben-urat-ne-disa-qarqe