Rudina/ Iris Luarasi tregon historine e dashurise: Une ndermora hapin e pare (01.12.17)

2018-05-09 3

Jemi mësuar ta shohim shpesh në panele televizive në debate të ndryshme.
Por, sot pedagogia Iris Luarasi rrëfeu në studion e ?Rudina?, historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin Eno.
Luarasi tha se është njohur me të gjatë punës në Radio Tirana, ndërkohë që shtoi pa dhënë shumë detaje se ka qenë ajo që ka ndërmarë hapin e parë.
?Unë dhe bashkëshorti im kemi qenë shokë për shumë vjet, bënim emisionet bashkë dhe pastaj gjërat erdhen dalëngadalë. Duke punuar erdhi dhe dashuria mes nesh. Dhe kam qenë unë që kam ndërmar hapin e parë . Unë e kisha shumë të qartë që Eno nuk do ta merte kurrë këtë si nisëm sepse e kishte shumë të rëndësishme pjesën e miqësisë dhe mendonte se nëse ndërmerte këtë hap nuk do të mund të kthehej më tek miqësia e mirë. Ndërsa unë kam qenë natyrë më pragmatiste dhe më fleksibël. Dhe unë mendova se pse të mos e ndërmerrja unë hapin e parë kur unë e doja shumë. Dhe funksionoi. Ne të dy kemi 14 vite bashkë, por jemi njohur 10 vite para se të martoheshim dhe më duket sikur kam gjithë jetën me Enon. Eno ka hapur radion e parë në Tiranë ?Radio ime? dhe meret ende me të. Unë pa mbështetjen e Enos nuk do të isha këtu ku jam?, tha Luarasi.

Free Traffic Exchange