Report TV - Basha i kërkon qeverisë tju vijë në ndihmë familjeve

2018-05-09 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës. Kamza ndodhet nën pushtetin e ujit prej mbrëmjes së kaluar, ku zona më e prekur është Valiasi, zona e Frutikulturës, për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës dhe reshjeve të dendura të shiut, të cilat vijojnë pandërprerë prej dy ditësh.
Nga Kamza, kreu i PD i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t?iu ardhur në ndihmë banorëve dhe i këshilloi ata të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për të shmangur çdo humbje njerëzore. Nga ana e tyre, banorët ju ankuan kreut të PD për braktisjen nga autoritetet qeveritare dhe se deri tani ja kanë dalë vetë ose me ndihmën e bashkisë.