Report TV - Vlora, Prençi: Kujdes! Në 18:00 deri në mëngjes gjendje alarmi

2018-05-09 3

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaron nga Vlora se në orën 18:00 pritet që të vështirësohet situata ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të largohen, pasi gjendja është alarmante.
?Situata pritet të vështirësohet pas orës 18:00, në mesnatë dhe deri në orët e mëngjesit. Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015.

Ka nisur evakuimi vullnetar, ndërsa do të vijojë nga ushtria. Situata më kërcënuese do të jetë nga ora 18:00 deri në mëngjes për të vijuar më pas nesër, por në datë 3 dhe 4 reshjet do të jenë më të ulëta duke mos përbërë kërcënim?.