Një autoambulancë ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë dhe përfunduar në një grumbull inertesh, ku si pasojë ka humbur jetën një person, i cili po shoqëronte nënën në spital.
Viktima është Afrim Dani, djali i të sëmurës e cila po transportohej me urgjencë në gjendje të rëndë në Shkodër. 84-vjeçarja ka shpëtuar nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërsa djali i saj fatkeqësisht ka ndërruar jetë.