Ora News – Shqipëria nën ujë, mbi 365 të evakuuar, qindra hektarë të përmbytur

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 3 mijë banorë të Novoselës së Vlorës janë paralajmëruar për tu evakuuar për shkak të rrezikut të përmbytjeve të lumit Vjosa që pritet të dalë nga shtrati.

Gazetarja e Ora News në Vlorë raporton se banorët e evakuuar do të vendosen në pallatin e sportit dhe në konviktin e Shkollës Industriale. Mbi 100 forca të ushtrisë dhe Delta Forca janë vendosur në Vlorë në gatishmëri për të nisur evakuimet, ndërsa 150 të tjerë janë në Fier. Ka filluar evakuimi dhe largimi i bagëtive në Dorëzez, por situata do të përkehqësohet.

Damian Gjiknuraj: Duhet mirëkuptimi i banorëve që me rast të thirrja për evakuim, gjë që ka filluar për disa fshatra që janë direkt të rrezikuar me daljen e shtratit të lumit Vjosa duhet patjetër që ata të bashkëpunojnë me autoritetet.

Situatë problematike po haset në Fushë-Krujë ku dalja nga shtratit e lumit të Zezë ka përmbytur dhjetra hektarë toka, banesa e biznese. Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë për evakuime për urën e Mifolit, Mallkuç e Derven në Fushë-Krujë, Berat, Tiranë dhe zona të tjera. Ende nuk ka një shifër zyrtare të personave të evakuuar, por sipas një të dhëne paraprake numri shkon në 365 dhe vijon të rritet. Situata e rënduar ka shkaktuar edhe shëmbjen e urës së Drunjës në Mamurras, e cila lidh Mamurrasin me Thumanin dhe Fushë-Krujën. Në Berat, Osumi është në nivelin kritik dhe rrezikon disa banesa në lagjen ?Muzeali?, Goricë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shqiperia-nen-uje-mbi-465-te-evakuuar-qindra-hektare-te-permbytur