Ora News – Vjosa del nga shtrati, vijojne evakuimet nga Novosela e Selenica

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 15:08 Lumi Vjose vërshon nga shtrati në zonen Bishtit të Malit në Selenicë të Vlores. Prurjet në zonë janë të shumta. Jane evakuar familje pranë shtratit të lumit në Selenicë.

"Banorët e Selenicës deri tani nuk rrezikohen", tha kryetari i bashkisë së Selenicës në një prononcim për Ora News në orën 15:15. Ai tha se Vjosa ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke por nuk rrezikohen banorët

Rama ne Novosele, falenderon Bashen

Ora 15:00 Tek Ura e Mifolit, mbërriti dhe kryeministri Rama. Ai falenderoi kryetarin e PD-së i cili dje në mbrëmje "shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rend të ditës lidhur me buxhetin dhe të na japë mundësinë ta mbyllim seancën"

Gjithashtu përsëriti apelin "ndaj të gjithë qytetarëve në zonat e paralajmëruar si të prekshme nga prurjet e lumit Vjosë të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuar dhe për tu spostuar. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve."

Nis evakuimi i 3000 personave

Ora 13: 50 Në Vlorë do të nisë evakuimi i mbi 3 mijë banorëve nga Novosela. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje 1 ose 2 orësh.

banorët e evakuar do të vendosen në Pallatin e Sportit dhe në konviktin e shkollës industriale, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nis-evakuimi-i-mbi-3-mije-banoreve-nga-novosela

Free Traffic Exchange