Ora News – Fatkeqësitë natyrore, sigurimi mbetet ende në nivele të ulëta

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sigurimi i shtëpive apo pronave në Shqipëri vijon të mbetet i ulët pavarësisht përmbytjeve që përfshijë vendin. Të dhënat e autoritetit të mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor ka pasur një ulje me 6.51 % të kontratave të sigurimit ndaj forcave të natyrës.

Pavarësisht përsëritjes së përmbytjeve sigurimet e qytetarëve shqiptarë ndaj fatkeqësive natyrore vazhdojnë të mbeten të ulta. Sipas të dhënave të Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare sigurimet e pronës në Shqipëri zënë vetëm 18 % të totalit të portofolit.

Ndërkohë për 10 muajt e parë të këtij viti ka pasur një ulje e numrit të kontratave në portofolin e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me 6.51% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo situtatë lidhet me kulturën e ulët të qytetarëve për rëndësinë e sigurimeve por edhe pamundësinë financiare për të paguar tarifat.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/fatkeqesite-natyrore-sigurimi-mbetet-ende-ne-nivele-te-ulta