Mbi 350 persona janë evakuar nga Shtabet e Emergjencave Civile për shkak të përmbytjeve. Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Këto pamje tregojnë se si është situata pranë urës së Mifolit mbi lumin Vjosë. Është dashur ndërhyrja me një helikopter për të laguar disa familje në këtë zonë. Emergjencat civile paralajmërojnë se në orët e ardhshme gjendja anës këtij lumi pritet të përkeqësohet. Në këtë zonë ishte edhe kryeministri.
Autoritetet bënë thirrje që banorët të lenë shtëpitë. Evakuime ka patur edhe në Fushë ? Krujë, një tjetër zonë e rrezikuar.
Ura e Drojës që lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë ? Krujën u shemb.
Rruga nacionale që Tiranën me Milotin u bllokua për disa orë. E bllokuar është edhe rruga Tepelenë ? Gjirokastër.
Këto janë pamjet kur lumi i Viroit ka dalë nga shtrati dhe lka bërë të pamundur qarkullmin në këtë qytet.
Në zonën e Kënetës në Durrës janë evakuar 4 familje. Banorë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre edhe në fshatin Derven, ku lumi Ishëm ka vërshuar në shtëpitë e tyre.
Aksi rrugor Lurë ? Kurbnesh ? Rrëshen, është bllokuar. Një furgon me 10 pasagjerë nuk ka mundur të udhëtojë në këtë aks dhe janë strehuar në fshatin Mërkurth.
Edhe në Shkodër janë evakuar 2 persona në fshatin Bardhaj, ndërsa një shkollë në Fushë ? Arrëz është shembur pjesërisht për shkak të erës së fortë. E dëmtuar është edhe Qendra Shëndetësore të qytetit të Pukës.
Ndërsa të bllokuara janë akset Shkodër - Theth, ndërsa aksi Shkodër - Breg Lumi, në vendin e quajtur ?Mali i Shoshit? është i kalueshëm me zinxhirë.
Edhe në Dibër rrezikohen nga përmbytjet disa banesa dhe aktivitete biznesi.
Në shumë zona të vendit si pasojë e motit të keq ka ndërprerje të energjisë elektrike. Pothuajse në të gjithë vendin siç shihet në hartën e publikuar nga kryeministri Edi Rama, situata paraqitet kritike si pasojë e reshjeve të shumta.