Ora News – Përmbytjet në autostradë, bizneset pësojnë dëme në miliona euro

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar me dhjetëra biznese të vendosura përgjatë autostradës Tiranë -Durrës.Vetë bizneset ankohen se kanë pësuar dëme deri në disa milionë euro.

Me dhjetëra biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet e ndodhura përgjatë mbrëmjes së të enjtes. Ata shprehen se kanë pësuar dëme që shkojnë deri në disa milionë euro ndërsa godinat kanë dalë pothuajse jashtë funksionit.

?Nga ora 9:00, uji erdhi pak. Pastaj duke ardhur duke u shtuar, kur vajti ora 10:00 u shtua shumë. Nga ora 11-12 e natës u hapën rezervuarët andej, u mbush përroi këtej mbrapa. Objekti ka hyrë pothuajse i gjithi nën ujë. Ka shumë dëme. Komplet kati im i parë, 500 metra është nën ujë. Gjithë mallrat janë nën ujë. Dëmi mund të jetë 1 milionë euro, 20-30 maune.?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-ne-autostrade-bizneset-pesojne-deme-ne-miliona-euro