Kjo është panorama që të ofrohet në autostradën Tiranë ? Durrës.
Si pasojë e përmbytjeve që përfshiu zonën e City Park, dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara, drejtuesit e automjeteve thonë se vërshimi i ujit ka qenë i menjëhershëm dhe kjo ka bërë që ata t?i braktisin që të gjithë mjetet e tyre për të mos u lënduar vetë.
Thuajse të gjitha automjetet që kanë qarkulluar nga Durrësi në drejtim të Tiranës janë bllokuar në City Park dhe janë mbuluar nga uji.
?Ne ishim në makinë, në fillim u bë trafik, pastaj vërshoi uji menjëherë, vetëm dolëm, dhe s?dinim as nga ikim shpëtuam veten?.
?Kishim djalin e vogël 5 vjeç në makinë, shyqyr që shpëtuam atë, se uji erdhi menjëherë deri një pëllëmbë mbi kroskot?.
Autostrada Tiranë ? Durrës është një prej akseve më të dëmtuar. Në qafën e Kasharit niveli i ujit arriti afro një metër.
Përmbytjet kanë përfshirë edhe biznese të shumta. Rreth 100 persona që gjendeshin në City Park u bllokuan për disa orë dhe u evakuuan nga Emergjencat Civile.
?Na ka prish çdo gjë, thuajse 1 milion Euro mall, s?dime a do shpëtojmë gjë?.
?Uji erdhi papritur, ne vetëm dolëm vetë. Edhe vjet jemi përmbytur?.
Kush është prekur nga përmbytjet, kërkon ndihmë nga shteti.
Dëmshpërblim dhe masa që kjo situatë të mos përsëritet, i kërkuan edhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që shkoi në terren për të parë nga afër situatën.
Rreth mesditës, qarkullimi nisi në të dy krahët e autostradës.