http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra biznese që operojnë në zonën industriale Tiranë ? Durrës kanë pezulluar aktivitetin për shkak se uji ka mbuluar ambientet e tyre.
Kjo është një fabrikat kryesore të zonës, ku vërshimi i ujit ka bllokuar gjithçka. Dëmet janë të konsiderueshme.
Në pjesën më të madhe uji është tërhequr, por ka ende zona brenda fabrikës, ku niveli i tij arrin në më shumë se një metër.
Bizneset thonë se ky është viti i dytë i përmbytjes, por demet e shkaktuara një ditë më parë janë disa herë më të larta.
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte ne zonën e autostradës, ku pa nga afër dëmet e përmbytjeve. Shumë biznese të zonës iu ankuan për situatën.
Llogaritja e dëmeve pritet të bëhet vetëm pas përmirësimit të situatës.